Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit dhe përfaqësues i shquar i kombëtares shqiptare, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me largimin nga Arsenal dhe kalimin e tij tek Bayer Leverkusen, duke e cilësuar këtë lëvizje si “dy hapa përpara”.
Xhaka, i cili u largua nga Arsenal për të bashkëpunuar me skuadrën gjermane, fitoi titujt e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë gjatë sezonit të tij të parë, sipas raportit të KosovaPress.
Ai tha se për të, largimi nga Arsenal nuk ishte një hap prapa, por pikërisht dy hapa përpara në karrierën e tij.
“Unë nuk e konsiderova si një hap prapa, por si dy hapa përpara. Në bisedat që kam pasur me trajnerin dhe me Simon Rolfes, unë kisha ndjenjën se këtu në Leverkusen mund të ndodhte diçka e veçantë në vitet e ardhshme,” deklaroi Xhaka.
Ky transferim për Xhakën ka qenë një mundësi për të rritur dhe zhvilluar karrierën e tij në një kampionat të fortë si Bundesliga, duke i dhënë atij mundësinë për të kontribuar në sukseset e skuadrës së tij të re dhe për të fituar trofe të rëndësishme në arenën ndërkombëtare./UBTNews/