Është publikuar lista me dhjetë futbollistët më të paguar të Arsenalit, ndërsa në këtë renditje ndodhet edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Mesut Ozil ka qenë lojtari me pagën më të madhe te Topçinjtë deri më tani (380.000 euro në javë), mirëpo ai pritet të zhvendoset në vend të dytë, kur Pierre-Emerick Aubameyang ta nënshkruajë kontratën e re.
Xhaka nënshkroi për Arsenalin në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu dhe është bërë pjesë kyçe e mesfushës së skuadrës angleze.
The Athletic e ka publikuar listën me futbollistët më të paguar në Emirates dhe në këtë listë nuk mungon edhe ylli shqiptar që e përfaqëson Zvicrën.
Sipas këtij njoftimi, 27-vjeçari përfiton 100.000 funte (108.000 euro) në javë për shërbimet e tij ndaj skuadrës së Arsenalit. /Telegrafi/