UBT News

Grand Slam Baku, Krasniqi humb luftën për të bronztën

Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi nuk ka arritur të sigurojë luftën e fundit për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, në luftën e dytë të repesazhit Krasniqi u mposht nga xhudistja ruse, Anastasia Polikarpova.

Deri këtu, Distria Krasniqi në raundin e parë e mposhti Nanako Tsubone të Japonisë, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudistja hungareze Reka Pupp.

Në fazën e repesazhit, Krasniqi në raundin e parë e mposhti belgen Amber Ryheul, kurse në raundin e dytë pësoi humbje nga rusja Anastasia Polikarkpova.

Exit mobile version