UBT News

Grand Prix Zagreb nis sot, Kosova garon me gjashtë xhudistë

Gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Zagreb 2025, starton sot në kryeqytetin kroat dhe do të zgjasë deri më 16 nëntor, ku në këtë edicion pritet të marrin pjesë 370 garues nga 48 shtete dhe pesë kontinente.

Kosova do të paraqitet me një ekip prej gjashtë xhudistësh, të cilët do të kërkojnë rezultate të mira në kategoritë e tyre:

Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Dardan Cena (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg), derisa ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku.

Grand Prix Zagreb është një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë në rrugën e tyre drejt grumbullimit të pikëve ndërkombëtare dhe forcimit të pozicionit në renditjet botërore.

Kosova pritet të jetë mes vendeve që tërheqin vëmendje të madhe, për shkak të traditës së suksesit në këtë sport./S.K/KP/

Exit mobile version