Veriu i Mitrovicës u pa i mbushur me grafite në mure, mirpo këtë herë, mesazhet e shfaqura shfaqnin përmbajtje të pazakontë për zonën duke bërë thirrje për paqe, arsim dhe jetë normale.
Grafitet janë parë në muret e shkollës teknike si dhe në garazhet e Universitetit paralel në pjesën veriore të qytetit.
Në to shkruhet: “Duam paqe”, “Duam të mësojmë”,”Duam jetë normale”, por edhe një tjetër mesazh me nuanca politike: “S’jua japim Serbinë”.
Të gjitha këto janë shfaqur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë këtyre mesazheve që në ditën e parë të kthimit në shkollë.
Kjo vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.