Pas një ndeshjeje të fortë në “Etihad”, ku Interi arriti të merrte një pikë ndaj Manchester City-t, trajneri Simone Inzaghi theksoi se skuadra e tij kishte shfaqur performancë të mirë dhe se ishin afër një fitoreje.
Inzaghi shprehu kënaqësinë për paraqitjen e lojtarëve: “Djemtë ishin të mirë, punuam së bashku dhe kishim disa mundësi shënimi. Pjesa e parë ishte më e mirë, por në të dytën vuajtëm pak. E kam përgëzuar skuadrën për përpjekjet e tyre.”
Ai theksoi se ekipi duhet të punojë më shumë në aspektin teknik dhe përfundimin e aksioneve: “Në 30 metrat e fundit duhet të jemi më të saktë. Mundësia e Taremit në pjesën e parë mbetet në mendje, pasi ai zgjodhi të pasojë në vend që të gjuante.”
Duke folur për mungesën e Lautaros në formacionin e parë, Inzaghi shpjegoi: “Nuk është çështje rotacioni, por më shumë një çështje e performancës në stërvitje. Kam 22 lojtarë në dispozicion, dhe gjithmonë do të vendos për më të mirën e ekipit.”
Trajneri gjithashtu përmendi rikuperimin e Dimarcos, duke shprehur optimizëm: “Nuk do të rrezikojmë, por kemi besim. Nëse ai është në formë para ndeshjes, do të jetë në mesin e lojtarëve të thirrur.”
Me këto mendime, Inzaghi shpreson të përmirësojë performancën e ekipit dhe të jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Milanit./UBTNews/