UBT News

Goli spektakolar i Cabral fiton çmimin e golit më të bukur të Kupës së Botës

Goli spektakolar i Sidny Lopes Cabral për Kepin e Gjelbër ndaj Argjentinës në fazën e 1/16 së finales është shpallur goli më i bukur i Kupës së Botës, ka njoftuar FIFA.

Cabral realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga krahu i majtë, duke e dërguar topin në këndin e portës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit argjentinas, Emiliano Martínez. Para finalizimit, ai u lirua me mjeshtëri nga mbrojtja falë një driblimi ndaj Alexis Mac Allister.

Futbollisti i Kepit të Gjelbër shënoi në minutën e 103-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Megjithatë, Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale falë një autogoli të Diney në minutën e 111-të, duke triumfuar me rezultat 3:2 pas vazhdimeve.

Në renditjen e golave më të bukur të turneut, vendi i dytë i takoi Eldor Shomurodovit të Uzbekistanit, ndërsa i treti Wilson Isidorit të Haitit.

“Çdo futbollist ëndërron të shënojë një gol në Kupën e Botës. Por ta bësh këtë në një mënyrë të tillë, në një skenë kaq të madhe dhe kundër një kundërshtari si Argjentina, është diçka e jashtëzakonshme. Isha vërtet shumë i lumtur”, ka deklaruar Cabral.

D.L

Exit mobile version