Kampioni i Kosovës, Ballkani shënoi mbrëmë fitore historike kundër Sivassporit, duke e mposhtur si mysafirë me shifrat 4:3 në kuadër të Ligës së Konferencës.
Përveç se ishte një ndeshje e zjarrtë, përballja mes Sivassporit dhe Ballkanit prodhoi edhe gola tejet të bukur, ku e gjithë vëmendja ishte te goli i Armend Thaqit.
Thaqi shënoi golin e parë të Ballkanit, dhe të barazimit për 1:1, në stilin e Lionel Messit, ku shumë tifozë mbetën gojëhapur nga goditja e fuqishme e mbrojtësit të djathtë.
Ndërkaq, goli i Thaqit edhe zyrtarisht u zgjodh sot më i miri i javës në Ligën e Konferencës.
Më poshtë mund ta gjeni golin e Thaqit kundër Sivassporit.
🟡⚫️ Armend Thaqi's long-distance hit wins #UECLGOTW 🏅
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 7, 2022
@Heineken | #UECL pic.twitter.com/hFcWJGY8fq