UBT News

Goli i Messit zgjidhet më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Goli i bukur i Lionel Messit për Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli më i mirë i fazës së grupeve në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Afro 200 mijë vota vota janë numëruar për golin më të mirë të fazës së grupeve në këtë garë, ku goditja sensacionale e Messit në xhiron e dytë kundër Manchester Cityt është zgjedhur më e mira.

Vendin e dytë e zuri mesfushori i Liverpoolit Thiago, i cili shënoi një super gol në ndeshjen kundër Portos, kurse goli gërshërë i Robert Lewandowskit e pozicionon këtë të fundit në vendin e tretë.

1.Lionel Messi – 22% të votave

2.Thiago Alcantara – 14% të votave

3.Robert Lewandowski – 13% të votave

Exit mobile version