Kombëtarja e Kanadasë zhvilloi ndeshje mbrëmë kundër Panamasë, të cilën e fitoi me rezultat 4:1, dhe ishte e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ylli i ndeshjes ishte mbrojtësi i Bayern Munich Alphonso Davies, i cili regjistroi një gol dhe një asistim mbi emrin e tij, përcjell KosovaPress.
Davies shënon golin e epërsisë për Kanadanë në minutën e 66’ të ndeshjes, pas një vrapimi të shpejtë që nga pjesa e fushës së Kanadasë e deri te finalizimi me gol.
Po ashtu, 20 vjeçari kontribuoi edhe në asistimin e golit të katërt të kanadezëve, të cilin e shënoi sulmuesi Jonathan David në minutën e 78’.