UBT News

Goldberg kërkon falje për deklaratën se ‘Holokausti nuk ka të bëjë me racën’

THE VIEW- The Season 25 Celebration of ‘The View’ begins live, Tuesday, September 7, 2021 as the co-hosts are back in the show’s New York City studio and ready to get the conversation started at the iconic Hot Topics table. (ABC/Jenny Anderson) WHOOPI GOLDBERG

Moderatorja e “The View”, Whoopi Goldberg ka provokuar zemërim duke pohuar vazhdimisht se “Holokausti nuk ka të bëjë me racën”.

Komentet e saj erdhën gjatë një segmenti të emisionit të bisedave të ABC që u fokusua pjesërisht në vendimin e një distrikti shkollor në Tenesi për të ndaluar “Maus”, një roman grafik që përshkruan tmerret e Holokaustit.

Gjatë diskutimit, Goldberg tha se ishte e befasuar që lakuriqësia në “Maus” – dhe jo vetë Holokausti – ishte ajo që dukej se shqetësonte bordin e shkollës, ndërsa bashkë-prezantuesja Joy Behar u përgjigj se shqetësimet për lakuriqësi në libër ka gjasa të ishin “një ekzagjerim për t’ju larguar nga fakti se atyre nuk u pëlqejnë historitë që i bëjnë njerëzit e bardhë të duken keq”.

Biseda më pas u kthye tek mënyra sesi disa po përpiqen të ndalojnë pjesë problematike të historisë së kombit, veçanërisht historinë që ka të bëjë me racën dhe racizmin, që ato të mos mësohen në shkolla.

Goldberg u përgjigj, “Nëse do ta bëni këtë, atëherë le të jemi të sinqertë për këtë sepse Holokausti nuk ka të bëjë me racën”. Ajo shtoi se Holokausti, nga i cili mbetën të vrarë rreth 6 milionë hebrenj dhe 5 milionë të tjerë si rezultat i ideologjisë raciste të nazistëve, kishte të bënte me “çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut” dhe tha se përfshinte “dy grupe të njerëzve të bardh”.

Në një deklaratë të hënën vonë, Goldberg tha se ajo bëri një gabim me komentin e saj. “Në emisionin e sotëm thashë se Holokausti “nuk ka të bëjë me racën, por me çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut. Duhet të kisha thënë se ka të bëjë me të dyja”, shkroi ajo në Twitter.

“Siç tha Jonathan Greenblatt i Anti-Defamation League, “Holokausti kishte të bënte me asgjësimin sistematik të popullit hebre nga nazistët — të cilin ata e konsideronin si një racë inferiore”. Unë qëndroj e korrigjuar”, tha ajo në deklaratën e saj. Ajo shtoi se i vinte keq për lëndimin që kishte shkaktuar.

Gjatë emisionit, kur Goldberg përsëri këmbënguli se Holokausti nuk kishte të bënte me racën, disa nga bashkë-prezantueset e saj filluan të sfidonin deklaratat e saj.

Behar u përgjigj se nazistët i konsideronin hebrenjtë si një racë tjetër, ndërsa Ana Navarro vuri në dukje se Holokausti kishte të bënte “me supremacinë e bardhë” me nazistët që vrisnin hebrenjtë dhe romët. Sara Haines shtoi se nazistët nuk i shihnin hebrenjtë si të bardhë. Megjithatë, Goldberg vazhdoi të këmbëngulte se çështja kryesore ishte “si njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin” dhe segmenti përfundoi pak më vonë.

Segmenti tërhoqi vëmendjen e internetit, me shumë udhëheqës dhe institucione hebreje që kritikuan deklaratat e Goldberg./UBTNews/

Exit mobile version