UBT News

Golat më të bukur të xhiros së kaluar në Premier Ligën angleze

Një ditë para se të rikthehet futbolli në Premier Ligën angleze, kjo e fundit ka shpërndarë një video në të cilën tifozët mund të shohin golat më të bukur të xhiros së kaluar, respektivisht xhiros së 12 të sezonit të ri 2021/22.

Në javën e fundit të zhvilluar, skuadrat si Liverpool, Manchester City, Chelsea e Watford shënuan fitore kundër kundërshtarëve të tyre, ku në këto ndeshje janë prodhuar disa gola tejet të bukur.

Liverpool e mposhti skuadrën e Arsenal me rezultat të thellë 4:0, ku protagonist ishte sulmuesi Diogo Jota me një gol tejet të bukur. Po ashtu, gol të bukur shënoi edhe mesfushori i Manchester Cityt Rodri, i cili nga afro 30 metra lëshon një vollej-goditje duke shënuar në portën e Everton.

Në vazhdën e golave të bukur hyn edhe mesfushori i Chelseat Ngolo Kante, i cili shënon një super gol kundër skuadrës së Leicester Cityt.

Ndërsa, golat më të bukur të xhiros së 11, respektivisht të javës së kaluar në Premier Ligën angleze, i gjeni më poshtë.

Exit mobile version