Pas përfundimit të raundit të parë të ndeshjeve të Europa League, “Sofascore”, platforma e njohur për statistikën e futbollistëve, ka njoftuar se Nedim Bajrami është përfshirë në formacionin më të mirë të këtij raundi.
Bajrami shënoi një gol spektakolar për Glasgow Rangers në fitoren 2-0 ndaj Malmo, duke realizuar brenda vetëm 55 sekondash lojë. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendëse, duke e dërguar topin në rrjetë pas një rikthimi nga shtylla.
Pjesëmarrja e tij në ndeshje ishte vendimtare, dhe me një vlerësim impresionues prej 8.9, ai u shpall njeriu i ndeshjes. Ky është një arritje e madhe për Bajramin, i cili vazhdon të tregojë potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.
Për të mos harruar, Bajrami kishte lënë gjurmë edhe në Evropianin e fundit, ku shënoi golin më të shpejtë në historinë e kompeticionit, në sekondën e 23-të në përballjen ndaj Italisë.
Kjo performancë e tij e jashtëzakonshme në Europa League tregon se ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Rangers, dhe me siguri do të jetë një faktor kyç në ndeshjet e ardhshme./UBTNews/