Ylli Wayne Rooney thotë se frikësohej që do ta vdiste ose do ta vriste dikë për shkak të problemeve që kishte me alkoolin. Ai foli në një intervistë për BBC para publikimit të një dokumentari rreth jetës së tij.
Rooney foli edhe për vendet e errëta që alkooli dhe problemet shëndetësore e çuan atë, dhe kur u pyet se cila ishte frika e tij më e madhe në ato momente, ai u përgjigj: “Ndoshta vdekja”.
“E dija se më duhej ndihmë, për ta shpëtuar veten dhe familjen time”, deklaroi ai.
Rooney po ashtu zbuloi se i duhej t’i mbante sekrete problemet e tij si lojtar.
“15 vjet më parë, nuk mund të shkoja në zhveshtore dhe t’u thoja se kam problem me alkoolin, ‘jam duke luftuar me shëndetin mendor’. Nuk mundja”, deklaroi ai.
Rooney pranon në një skenë se ai “ishte shembulli më i mirë” si adoleshent. Ai foli hapur edhe për përfshirjen e tij në dhunë. Rooney përmend edhe pjesëmarrjen e tij në koncerte si adoleshent dhe telashet e shumta që i dolën. Ai përshkroi edhe një incident të turpshëm ndërsa ishte në akademinë e Evertonit./UBTNews