Superkupa e Italisë fitohet nga Interi. Skuadra zikaltër mposhti me rezultatin 2-1 rivalët e përjetshëm të Juventusit. Por sfida ishte më e vështirë për kampionët në fuqi sesa parashikohej.
Bardhezinjtë erdhën në Milano dhe zhvilluan një ndeshje shumë të mirë duke kaluar dhe të parët në avantazh me anë të McKennit i cili u shërbye bukur nga Morata dhe shënoi me kokë. Nga ai moment Interi e rriti presionin dhe gjeti shumë shpejt barazimin.
Ishte Dzeko që mori një penallti e cila u realizua nga Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë sfida dhuroi më pak emocione dhe intensiteti ra pasi të dyja skuadrat nuk donin të humbnin.
90 minutat u mbyllën në barazim. Në kohën shtesë gjithçka ishte e barabartë dhe atëherë kur skuadrat po përgatiteshin për të gjuajtur penalltitë Interi gjeti golin e fitores me Alexis Sanchez. Goli erdhi në minutën e 121. Ky gol i dhuroi dhe trofeun e dytë Interit në pak muaj ndërsa për trajnerin Inzaghi ky ishte trofeu i parë me Interin.