UBT News

Goditje për Benzema-n, nuk grumbullohet me skuadrën

Ylli Karim Benzema nuk është në mesin e pesë lojtarëve joaziatikë të zgjedhur nga Al Ittihad për të luajtur ndeshjën e parë të fazës së 16-të e cila mbahet Uzbekistan në kuadër të Ligës së Kampionëve në Azi. Ai nuk do të udhëtojë në Uzbekistan me skuadrën për t’u përballur me Navbahor Namangan të enjten e ardhshme.

Gallardo ka zgjedhur qendërmbrojtësin egjiptian Ahmed Hegazy, mesfushorët N’Golo Kanté dhe Fabinho dhe sulmuesit Romarinho e Abderrazak Hamdallah.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle e arabe, 36-vjeçari u la jashtë listës për shkak të mungesës së ritmit dhe mungesës së tij në kampin stërvitor parasezonal të Al Ittihad në Dubai. Francezi stërviti i vetëm në ambientet e klubit në Saudi./UBTNews/

Exit mobile version