UBT News

Goditi me grusht kundërshtarin, Pepe denoncohet për agresion

Sportingu i Lisbonës i ka kërkuar Ligës Portugeze të Futbollit që të përpunojë një raport kundër mbrojtësit Pepe, i cili luan me Porton.

Sipas “Record”, denoncimi i Sportingut vjen pas një episodi të ndeshjes, ku Pepe goditi me grusht kundërshtarin e tij, Coates. Edhe pse episodi u pa me VAR, arbitri e konsideroi të pavullnetshme, duke mos e ndëshkuar me karton të kuq.

Për këtë arsye, Sportingu mori pamjet televizive dhe i paraqiti si provë, duke theksuar se ndaj kapitenit të tyre ka pasur aggression. Tashmë, Komiteti i Disiplinës së Ligës ka tre ditë kohë për të vendosur nëse do të nisë një procedim.

https://ubtnews.com/file/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-14-at-08.24.25.mp4

Exit mobile version