Manchester United dhe Barcelona janë gjobitur nga UEFA për thyerje të rregullave të Fair Play financiar (FFP).
United është gjobitur 300 mijë euro për thyerje të deficiteve të vogla për vitet financiare që shtrihen mes 2019 dhe 2022.
Në anën tjetër, Barcelona është gjobitur me një shumë më të madhe parash, respektivisht me 500 mijë euro për raportim të gabueshëm financiar në vitin 2022, fitimet nga asgjësimi i aktiveve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve) të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve të UEFA-s.
FFP u prezantua nga UEFA në vitin 2009 për të parandaluar klubet e futbollit të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë në kërkim të suksesit, dhe të rrezikojnë të ardhmen financiare si rezultat.
Milani, Interi dhe Paris Saint-Germain – të cilët u gjobitën nga UEFA shtatorin e kaluar, të gjithë përmbushën objektivat e tyre më të rrepta financiare për sezonin e kaluar. Ato do të vazhdojnë të monitorohen për pajtueshmëri gjatë vitit të ardhshëm.
UEFA ka përditësuar rregullat e FFP-së që u miratuan në vitin 2009 me një sistem të ri monitorimi. Ai i jep përparësi qëndrueshmërisë financiare për klubet dhe u largua nga vendosja e ekuilibrit konkurrues në fushë si një objektiv i arritshëm.