UBT News

​GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça

GO+ Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson, pas një periudhe gjashtëmujore në krye të skuadrës. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij gjatë kësaj kohe dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin pejan, vetëm një ditë pas humbjes në derbin e ProCredit Superligës ndaj Trepçës. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 98:61, në një ndeshje ku dominuan pas çerekut të parë dhe e kontrolluan plotësisht lojën deri në fund.

Ndërkohë, Trepça vazhdon të konfirmojë formën e lartë në kampionat, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët, ndërsa te GO+ Peja priten hapa të rinj në aspektin organizativ dhe sportiv për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Exit mobile version