UBT News

Globi i Artë 2024: Filmi “Oppenheimer” fituesi më i madh

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor.

Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht.

Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”.

“Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar.

Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të mirë, apo filmin më të mirë muzikor. Por, “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, e fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe për përfitimet më të mëdha, pasi realizoi 1.4 miliard dollarë të hyra në gjithë botën./REL

Exit mobile version