Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë dhe e fundit e Kupës së Italisë, ku në stadiumin “Artemio Franchi” gjiganti italian Juventus do të përballet me skuadrën e Fiorentinas.
Në raundin e fundit të kësaj gare, respektivisht në fazën e çerekfinales, Juventusi e mposhti me rezultat 2:1 Sassuolon, kurse Fiorentina shënoi fitore me rezultat 4:3 kundër Atalantas.
Ndërkaq në këtë sezon të dy këto skuadra janë përballur gjithsej dy herë në kuadër të Serie A, ku në njërën ndeshje kanë ndarë pikët e barabarta, kurse në ndeshjen e fundit Juventusi shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Fiorentinan nuk do të paraqitet Martinez Quarta, kurse te Juventusi do të mungojnë Alex Sandro, Bernardeschi, Chiellini, Chiesa, Dybala, Kaio Jorge, McKennie, Rugani dhe Zakaria.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Fiorentina (4-2-3-1):Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Julio, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Torreira; Ikone, Cabral, Sottil
Juventus (4-4-2):Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Pellegrini; Cuadrado, Locatelli, Arthur, Rabiot; Vlahovic, Morata