Kanë nisur me duele të zjarrta ndeshjet gjysmëfinale të play-offit në futsallin e Kosovës.
FC Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur FC Vjosën me rezultat bindës 4-1.
Ndërkohë, FC Prishtina 01 ka dalë fituese në derbin prishtinas, ku e mposhti FC Mabetex Prishtinën me shifrat 4-2, duke hedhur një hap të madh drejt finales.
Sipas sistemit të garës, skuadra që arrin dy fitore siguron kualifikimin në finale, ndaj ndeshjet e kthimit do të jenë vendimtare.