Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq, për dalje nga Kosova raportohet se pritjet janë deri në gjysmë ore te Dheu i Bardhë dhe deri 10 minuta në Merdarë.
Përditësimi i fundit ishte në ora 07:19 të mëngjesit.