Mentor Ajeti, referi që ndanë drejtësi në ligat e Kosovës, është caktuar si gjyqtar i katërt në miqësoren Kosova – Bukina Faso, ndeshje që do të zhvillohet më 26 mars me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtari Eldorian Hamiti nga Shqipëria do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo, Nertil Bergasi./UBTNews/