Gjyqi ndaj tetë punonjësve të shëndetësisë, të cilët akuzohen për vrasje nga pakujdesia në rastin e Diego Maradonës është shtyrë nga tetori deri në muajin mars, njoftuan mediat argjentinase të enjten.
Gjykata në San Isidro, një qyte në periferi të Buenos Airesit, pranoi kërkesën e tre nga tetë të pandehurit për të shtyrë për herë të dytë gjyqin. Ky gjykim i planifikuar fillimisht për 4 qershor dhe që do të fillonte më 1 tetor. Megjithatë tash raportohet se procesi do të fillojë më 11 mars.
Futbollisti i madh, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të dytë të Kupës së Botës në vitin 1986, vdiq në moshën 60-vjeçare në nëntor të vitit 2020 nga dështimi i zemrës pasi iu nënshtrua një operacioni në tru disa ditë më parë./UBTNews/