Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarave në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Me të filluar seanca, Mahmut Halimi, avokati i të akuzuarit, Marko Roshiq, tha se rasti po prolongohet edhe shprehu shqetësime për ndonjë prapavijë.
“Asnjë anëtarë i dëmtuarit të familjes nuk është prezent për shkaqe të COVID 19, derisa tash salla është e mbushur me medie. Nesër klienti im i bënë tri vjet që qëndron në burg dhe këtu po bëhet një prapavijë këtu”, tha ai.
Por gjyqtari, Valon Kurtaj, tha se nëse ka hamendësime të tilla të drejtohet në organet kompetente dhe nëse po e bënë vetëm për show, të jap përgjegjësi.
“Nëse ti mendon atë veprim e kemi prokurorinë themelore deri në prokurorinë speciale. Dyert i ke qel. Mirëpo nëse nuk ke ndonjë akt apo provë duhet mbajtur përgjegjësi për deklarimet e caktuara”, tha ai.
Në këtë seancë gjyqësore pritet të dëshmojnë disa dëshmitarë. Me të nis dëshmia e tyre, kryesuesi i trupit gjykues ka kërkuar të ndalen video-incizimi.