UBT News

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Data 14 nëntor shqyrtohet si datë përfundimtare

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn përfundimtare ku më 14 nëntori 2025 ështa data e mbylljes së çështjes së mbrojtjes, pasi që trupi gjykues ka caktuar këtë datë si afatin për përfundimin e mbrojtjes. 

Vendimi u mor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, megjithatë, gjykata sqaroi se kjo datë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së procesit.

Mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq, ka paralajmëruar se pritet ta mbyllë paraqitjen e dëshmive deri në fund të tetorit ose, në rast nevoje, deri në fund të nëntorit.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Krasniqit, përfaqësuar nga Aiden Ellis, ka deklaruar se i duhen vetëm disa ditë, pasi ka vetëm dy dëshmitarë sipas rregullës 154.

Për ta përshpejtuar procesin, trupi gjykues po shqyrton edhe mundësinë e shtimit të një jave pune, nga 6 deri më 9 tetor, ndërsa palët kanë afat deri më 4 shtator për të paraqitur kundërshtimet.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Në korrik, mbrojtja kërkoi rrëzimin e disa akuzave sipas Rregullës 130, por trupi gjykues e refuzoi këtë mocion.

Procesi pritet të hyjë në fazën përfundimtare në muajin dhjetor, kur palët do të dorëzojnë edhe parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat. Kjo është planifikuar të ndodhë deri më 22 dhjetor 2025, para pushimit dimëror të gjykatës.

/S.K/EO/

Exit mobile version