Një gjykatë zvicerane liroi të mërkurën dijetarin islamik Tariq Ramadan nga akuzat për përdhunim dhe detyrim seksual, duke mos gjetur asnjë provë kundër ish-profesorit të Universitetit të Oksfordit.
Akademikut iu dhanë gjithashtu rreth 151,000 franga zvicerane si kompensim nga kantoni zviceran i Gjenevës për rastin.
Pas leximit të vendimit në Gjykatën Penale të Gjenevës, predikuesi 60-vjeçar zviceran buzëqeshi dhe u përqafua nga një prej vajzave të tij.
Akuzuesja 57-vjeçare e Ramadanit, i identifikuar me emrin e supozuar “Brigitte”, u largua nga salla e gjyqit para përfundimit të vendimit.
Avokatët e saj u zotuan menjëherë të apelojnë vendimin.
Gjatë gjykimit, mbrojtja këmbënguli në pafajësinë e Ramadanit dhe theksoi se nuk kishte prova shkencore në këtë rast.
Avokatët e tij akuzuan gjithashtu Brigitte dhe gratë që kanë ngritur akuza kundër tij në Francë për falsifikim të lidhjeve për të rrëzuar dijetarin islamik, duke cituar “Ramadanfobinë”./UBTNews/