UBT News

Gjykata zvicerane liron nga akuzat e korrupsionit Blatter e Platinin

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-shefi i UEFA-s, Michel Platini, janë liruar të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë në Zvicër.

Të dy ishin të akuzuar për mashtrim nga prokurorët zviceranë, në një rast në lidhje me një pagesë prej dy milionë eurosh, transaksion ky i rregulluar nga Blatter për Platinin në vitin 2011.

Sidoqoftë, tani Blatter e Platini janë shpallur të pafajshëm.

Në një deklaratë, avokati i Platinit, Dominic Nellen, vlerësoi gjykatën për vendimin e saj.

Lirimi i plotë i klientit tim është i vetmi rezultat i saktë i këtij procesi penal, gjykata ka vlerësuar siç duhet provat dhe përfundimisht i ka dhënë fund këtij procedimi penal të papërshkrueshëm”, tha Nellen.

Një gjykatë neutrale më në fund ka gjetur se nuk është kryer asnjë keq-bërje në këtë rast. Klienti im është plotësisht i pastruar dhe i lehtësuar në përputhje me rrethanat”, shtoi më tej ai.

Rasti në fjalë i solli Blatterit fundin si president i FIFA-s, ndërkohë që shpresat e Platinit për të pasuar Blatterin u shuan pasi ai u ndalua nga aktivitetet e futbollit.

Exit mobile version