Një nga mjekët që e trajtoi kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny-n, është sanksionuar nga një gjykatë ruse, shkruan Euronews, transmeton UBT News.
Gjykata vendosi kufizime njëvjeçare për doktoreshën Anastasia Vasilyeva pasi, sipas tyre, ajo u bëri thirrje qytetarëve rusë të marrin pjesë në demonstrata në favor të udhëheqësit të burgosur të opozitës.
“Gjykatësi më në fund shpalli vendimin, një vit kufizim të lirisë”, thuhej në postimin e saj në Twitter.
Duke u bazuar në këtë vendim, ajo nuk mund të dal nga shtëpia midis orës 22:00 dhe 06:00, dhe gjithashtu nuk mund të largohet nga Moska apo të marrë pjesë në ngjarje publike, përcjell UBT News.
Prokurorët kishin pretenduar se Vasilyeva kishte promovuar demonstrata në favor të Navalny dhe kishte provokuar njerëzit të shkelnin kufizimet e COVID-19.
Vasilyeva, është njëra nga profesionistët mjekësorë që kanë trajtuar Navalny-n gjatë burgosjes së tij./UBTNews/