UBT News

Gjykata merr vendimin për Dani Alves

Gjykata e Spanjes ka marrë vendimin për mbrojtësin brazilian Dani Alves, i cili mbahet në qeli prej më shumë se një viti, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re në një klub nate në Barcelonë.

Kështu Dani Alves është dënuar me katër vite e gjysmë burg, teksa prokuroria kishte kërkuar 9 vite. 40-vjeçar, i ka mohuar të gjitha akuzat. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2022, teksa Alves u vu në pranga disa javë më parë.

Gjykata gjithashtu urdhëroi brazilianin që t’i paguajë viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim.

Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Avokatët e brazilianit kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin./UBTNews/

Exit mobile version