UBT News

​Gjykata e Apelit lë në paraburgim Igor Popoviq

Gjykata e Apelit, Prishtine, 03.06.15. Photo:Atdhe Mulla

Ndihmësdrejtori i së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën Igor Popoviq do të mbetet në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse.

Popoviq u ndalua më 18 korrik pasi e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) organizatë terroriste dhe dy ditë më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi ndaj tij masën një muaj paraburgim për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që sipas gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Kujtojmë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se vendi nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

Exit mobile version