UBT News

Gjurmët e Martin Camajt: Simpozium nderi për figurën e shquar të kulturës shqiptare

Në Tiranë, më 24 korrik 2024, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) organizoi një simpozium të veçantë në kujtim të Martin Camajt, në rastin e 99-vjetorit të lindjes së tij. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit, poetit dhe studiuesit të njohur të gjuhës shqipe.

Simpoziumi u hap zyrtarisht nga Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL-së, e cila e përshkroi veprën e Camajt si një modernizëm që ndikoi thellë në zhvillimin e letërsisë shqipe. Ajo përshëndeti të pranishmit dhe folësit e invituar, të cilët ishin personalitete të shquara të fushës së letërsisë dhe albanologjisë, si dhe studiues dhe pedagogë që kanë kontribuar në studimet mbi kulturën dhe gjuhën shqipe.

Martin Camaj, i lindur më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit, u nderua për kontributin e tij në studimet e gjuhës shqipe dhe dialekteve, veprimtarinë e tij letrare që përshkoi një periudhë të gjatë dhe të pasur me zhvillime. Fillimisht i angazhuar në poezi, ku botimet e tij si “Nji fyell ndër male” (1953) dhe “Kânga e vërrinit” (1954) e bënë atë një prej poetëve më të rëndësishëm të gjuhës shqipe, ai më vonë u përqendrua gjithashtu në prozë.

Pjesë e veprës së tij të njohur janë edhe përkthimet në gjuhë të huaja të poezive të zgjedhura, që siç u tha, shfaqin ndikimin e lëvizjes hermetike italiane dhe shprehin një thellë lidhje me vendin e tij të lindjes dhe jetën në mërgim.

Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12 mars 1992, por trashëgimia e tij letrare dhe kontributi në studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare vazhdojnë të jenë burim frymëzimi për shkencëtarët dhe krijuesit e sotëm dhe të ardhshëm.

Simpoziumi për 99-vjetorin e lindjes së Martin Camajt ishte një moment reflektimi dhe nderimi për një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe të shekullit të kaluar./UBTnews/

 

Exit mobile version