UBT News

Gjoshi: Kjo është një fitore e madhe e përkohshme e qytetarëve të Kosovës përballë një afere të pastër korruptive të Qeverisë së Albin Kurtit

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se qeveria e Kurtit është një fitore e madhe e përkohshme nga qytetarët e Kosovës përballë një afere të pastër korruptive të Qeverisë së Albin Kurtit.

Madje ai shtoi se pezullimi është veç një vendim mashtrues i kësaj qeverie.

Njoftimi i plotë:

Kjo është një fitore e madhe e përkohshme e qytetarëve të Kosovës përballë një afere të pastër korruptive të Qeverisë së Albin Kurtit. Pezullimi është veç një vendim mashtrues i kësaj qeverie me qëllimin e vetëm pasi që të kalojë presioni ta rifuqizojnë këtë zhvatje të buxhetit të qytetarëve të Kosovës. Presioni nuk duhet të ndërpritet deri në tërheqjen përfundimtare të Albin Kurtit nga kjo aferë, sepse në të kundërtën do të rikthehen sërish brenda pak javësh.

Exit mobile version