UBT News

Gjokoviq tërhiqet nga Indian Wells për shkak të statusit të vaksinimit

Numri një i botës Novak Gjokoviq është tërhequr nga eventi i kësaj jave, Indian Wells Masters, për shkak se nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

22-herë fituesi i Grand Slam ka aplikuar për leje speciale për të hyrë në SHBA sepse nuk ishte i vaksinuar kundër COVID-19.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga vizitorët ndërkombëtarë të vaksinohen kundër COVID-19 dhe kjo dëshmi do të kërkohet të paktën deri më 10 prill.

Gjokoviq nuk mori pjesë as në US Open vitin e kaluar për shkak të statusit të tij të vaksinimi./UBTNews/

Exit mobile version