Novak Gjokoviç ndezi reagime të mëdha me deklaratën e tij politike pas fitores së raundit të parë në Paris. Organizatorët e French Open tani po marrin parasysh një vendim që mund të shkojë në dëm të tenistit serb.
Në konferencën për shtyp që pasoi pas fitores ndaj Aleksandar Kovaçeviçit, 36-vjeçari serb pranoi se ishte në dijeni për reagimet që kishin nisur për fjalët “Kosova është zemra e Serbisë – ndalo dhunën” që ai ka shkruar në objektivin e kamerës dhe se ato kanë bërë që disa fansa të bëjnë thirrje për skualifikimin e tij.
Është ende e paditur nëse Gjokoviç duhet të ketë frikë nga pasojat. Organizatorët e bëjnë të qartë se 22 herë fituesi i Grand Slamit është nën shqyrtim, raporton gazeta zvicerane “Blick”.
Federata Franceze e Tenisit (FFT), e cila organizon French Open, thotë se “nuk ka udhëzime zyrtare të Grand Slam-it se çfarë mund të thotë ose jo me lojtarin”.
Megjithatë: Në varësi të mënyrës se si interpretohet, statuti i etikës së FFT-së ende mund ta fusë Gjokoviçin në telashe – të paktën në teori. Sepse thuhet se lojtarët kanë “detyrimin moral” të “refuzojnë çdo formë dhune”. Prandaj, atyre u ndalohet të shfaqin në mënyrë demonstrative pikëpamje politike ose fetare.