Novak Gjokoviq nuk do ta fitojë medaljen e artë olimpike në tenis.
Serbi me prejardhje nga Kosova u mposht sot në mesditë në gjysmëfinale nga gjermani i natyralizuar Alexander Zverev, 2 me 1 në sete.
Gjokoviq dhe Serbia kanë shpresuar shumë ta fitojnë të artën në tenis. Madje, e kanë llogaritur gati se 100 përqind të tyre medaljen më të vlefshme në këtë sport. Kjo pasi Gjokoviq është numri një në botë në tenis.
Sikur ta bënte këtë, shteti fqinj do të barazohej me Kosovën përsa i përket të artave në olimpiadën Tokyo 2020.
Deri tashti, Serbia e ka vetëm një medalje të këtillë, një të argjendtë dhe dy të bronzta.
Në renditjen e përgjithshme, ky vend mban pozitën 26. Kosova, të cilën Serbia nuk e pranon kurrsesi ndodhet 8 pozita më lartë, si e 18-ta në ranglistë të shteteve më të suksesshme të Olimpiadës.