Novak Gjokoviç mund të ndalohet nga gara në French Open pasi politikanët dhanë miratimin përfundimtar për një ligj të ri të rreptë që bllokon njerëzit e pavaksinuar nga shumica e hapësirave publike.
Kjo do të ishte pengesa më e fundit në përpjekjen e tenistit për të siguruar titullin e tij të 21-të Grand Slam pasi u dëbua nga Australia për mosplotësimin e kërkesave të vendit sa i përket Covid-19.
Ministria e sportit e Francës tha se atletët që vizitojnë vendin për të garuar nuk do të përjashtohen nga kërkesat e vendit për vaksinat, të cilat do të hyjnë në fuqi në ditët në vijim dhe do t’u kërkojnë personave mbi moshën 16 vjeç të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19, për të hyrë në ambiente publike si stadiume sportive, bare dhe restorante./UBTNews/