UBT News

Gjobitet kryeministri i Tajlandës

Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-o-cha u gjobit për mosmbajtje të maskës. Ai u gjobit me 137 funta për thyerje të rregullave të koronavirusit.

Në faqen e tij të Facebook-ut u publikua një fotografi ku ai shfaqet pa maskë. Pastaj kjo fotografi u hoq nga faqja e tij.

Banorët e provincave të Tajlandës, përfshirë edhe Bangkokun duhet të mbajnë maskë në publik. Kryeqyteti po ashtu ka mbyllur disa biznese, sikurse kinematë, kopshtet zoologjike, baret dhe qendrat e masazhave.

Të hënën në Tajlandë u raportuan 2 mijë raste të reja me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version