UBT News

​Gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat si gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masë mbrojtëse ndalim i drejtimit për gjashtë muaj dhe konfiskim i automjetit.

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja për tejkalim shpejtësie 128 km në orë në një zonë me kufizim prej 50 km në orë. Me këtë rast shoferja e automjetit, shtetase e huaj, S.N. (33) është gjobitur me 600 euro.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave të telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe aplikacionit Lajmëro policinë.

Exit mobile version