Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet mbrëmjen e 10 shtatorit në “Air Albania”. Tifozët që do të ndjekin ndeshjen do të kalojnë një kontroll të imtësishëm për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarre, flakadanë, lëndë piroteknike, monedha metalike, çadra, çakmakë, karikues celularësh, dhe mjete për përdorim kozmetik.
Policia paralajmëron se veprimet e dhunshme, si hyrja në fushë nga persona të paautorizuar, do të ndëshkohen me gjobë prej 50,000 deri në 100,000 lekë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta dhe përdorimi i lëndëve piroteknike do të ndëshkohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Gjithashtu, tifozët janë paralajmëruar për kujdesin ndaj biletave. Ata duhet të sigurohen që biletat e tyre janë të vlefshme dhe të mos publikojnë informacionin në rrjete sociale për të shmangur dublikimin dhe falsifikimin. Biletat janë personale dhe do të kontrollohen me barcode për të parandaluar përdorimin e bileta të falsifikuara.
Hyrja në stadium do të nisë në orën 18:00./UBTNews/