Grindja mes yjeve Dwayne Johnson dhe Vin Diesel ishte po aq e turbullt sa çdo sekuencë veprimi në “The Fast”.
Në një intervistë për CNN që u publikua të mërkurën, Johnson diskutoi për ftesën publike që iu bë këtij të fundit nga Diesel. Në muajin nëntor Vin përmes një postimi në Instagram i kërkoi atij publikisht që të shfaqet në sezonin e fundit të “Fast & Furious”. Kurse Johnson në këtë intervistë deklaroi se ky është një “shembull se si Diesel manipulon”.
Grindja mes tyre filloi në vitin 2016 teksa ata po xhironin sezonin e tetë të serialit, i titulluar “The Fate of the Furious”. Një burim i tha atë kohë People se tensionet kishin filluar qe një kohë.
“Vin kishte probleme me The Rock sepse ky i fundit vonohej gjatë xhirimeve. Nganjëherë nuk vinte fare dhe i shtynte xhirimet”, thanë disa burime.
Atë kohë, Johnson përmes një postimi në Instagram (postim që u fshie), mbrojti koleget e tij femra dhe ekipin tjetër të filmit, por fajësoi kolegët meshkuj./UBTNews