Që gjithçka është gati e ka bërë të ditur edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani përmes një shkrimi në Facebook.
“Pallati i Rinisë dhe Sporteve është shndërruar në arenë beteje për xhudistë nga mbarë Evropa! Distria, Nora, Akili dhe Dardani, të udhëhequr nga Toni e Majlinda, nesër do të jenë për herë të parë para publikut vendor në një garë të nivelit elitar siç është Kampionati i Hapur Evropian i xhudos, ku përballë do të kenë kundërshtarë të fortë që kanë fituar medalje olimpike, botërore dhe evropiane”, ka shkruar Osmani.
“Fëmijë e të rritur, djem e vajza, nesër kemi mundësinë të shikojmë dhe të përkrahim kampionët tanë të xhudos. Garat kualifikuese fillojnë nga ora 10:30, ndërsa duelet finale luhen nga ora 16:00. Hyrja është pa pagesë për të gjithë. Të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të xhudistëve tanë të cilët gjithmonë na kanë krenuar, dhe ta nderojmë flamurin e Kosovës🇽🇰 për medaljet e radhës që na presin. Kosova, Shtet i Xhudo”, ka shkruar më tej Osmani.