UBT News

Gjinden 250 varre në pronën e yllit të Barcelonës

Dyqind e pesëdhjetë varre janë gjetur në një nga pronat e yllit të Barcelonës Gerard Pique në Spanjë.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa lidhje biznesore jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në Malaga.

Pique shpenzoi rreth 20 milion dollarë për të blerë pronën e vendosur në Costa del Sol.

Megjithatë, projekti është ndalur pasi është hasur në një pengesë të papritur.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, 250 varre janë gjetur në këtë pronë dhe se tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret.

“Ne kemi gërmuar dhe kemi gjetur rreth 250 varre, shumica dërrmuese e të cilave janë bosh”, shpjegoi arkeologu Alberto Cumpian për Hoy por hoy Malaga.

Cumpian shtoi se nuk pritet të ketë ndonjë vonesë të mëtejshme pasi të ishin studiuar varret dhe se projekti i hotelit të Pique do të mund të rifillonte në fillim të vitit 2023.

Pique po planifikon qartë jetën e tij pas pensionimit të tij nga futbolli. 35-vjeçari është nën kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2024, por është folur për largimin e mbrojtësit nga klubi katalanas para përfundimit të marrëveshjes së tij.

Pique ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Barcelonës, por mbetet një nga lojtarët më të paguar në klub.

Sipas raportimeve në Spanjë, mbrojtësi veteran thuhet se po shqyrton të ardhmen e tij dhe mund të kërkojë një largim nga Nou Camp në afatin kalimtar të janarit.

Exit mobile version