Pas një periudhe të vështirë për shkak të një dëmtimi, Berat Gjimshiti është gati të rikthehet në fushë në një nga ngjarjet më emocionuese të sezonit: ndeshjen e Champions League mes Atalantës dhe Arsenalit. Një vit më parë, ai ishte kapiten i skuadrës bergamase që ngriti lart trofeun e Ligës së Europës më 22 maj, duke e shijuar këtë sukses të madh dhe duke refuzuar oferta të majme nga Gjiri Persik për të provuar sfida të reja në nivelin më të lartë evropian.
Gjimshiti, i cili kishte munguar në ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare, shënoi rikthimin e tij në fushë në fitoren 3-2 ndaj Fiorentinës në Serinë A, duke dëshmuar se është gati për sfidat e Championsit. Ai pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, veçanërisht në mungesë të mbrojtësit të rëndësishëm, Skalvini, dhe me gjithashtu mungesat e Toloi dhe Godfrej. Prania e tij është thelbësore për trajnerin Xhampiero Gasperini, i cili kërkon stabilitet në mbrojtje.
Në anën tjetër, Atalanta do të përballet me një kundërshtar të fortë si Arsenal, një skuadër që sjell me vete traditë dhe përvojë në kompeticionet evropiane. Megjithatë, edhe pse sulmuesi Skamaka është jashtë për shkak të dëmtimit, Atalanta ka në radhët e saj yje të rinj si Retegi, Lokman dhe De Keteler, të cilët mund të shndërrojnë ndeshjen në një spektakël.
Të gjithë sytë do të jenë mbi Gjimshitin sot, teksa ai përpiqet të sjellë suksesin në shtëpinë e tij, duke u rikthyer sërish në arenën e madhe evropiane./UBTNews/