Berat Gjimshiti ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë të shtunën në mbrëmje në stadiumin ‘Puskas Arena’.
Gjimshiti u përplas me kapitenin Etrit Berisha dhe mbeti i shtrirë në fushë, e më pas u kuptua se ka thyer dorën.
Mbrojtësi qendror është rikthyer në Itali, ku tanimë është operuar me sukses.
Faqja zyrtare e klubit italian Atalanta ka konfirmuar se Gjimshiti ka kryer me sukses operimin, teksa do të mbetet jashtë fushave për rreth 30 ditë.