Në edicionin e ri të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit ka treguar një performancë të shkëlqyer në mbrojtje, duke mos pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e para të grupit. Kapiteni kuqezi, Gjimshiti, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sukses, duke u vlerësuar si lider i repartit defensiv.
Gjimshiti shprehet se ruajtja e portës së paprekur është një dëshmi e forcës së ekipit. “Shifra zero në kolonën e golave të pësuar tregon shumë për repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen ndaj Sëlltikut, nuk ishte e lehtë të mbrosh portën e paprekur. Sëlltiku është një ekip i shpejtë, i cili di të godasë në momentet e kundërsulmit,” tha ai pas barazimit me skuadrën skoceze.
Gjimshiti theksoi rëndësinë e punës së ekipit si kolektiv: “Kemi bërë një punë të mirë në mbulimin e zonave boshe, që na ka ndihmuar të ruajmë rezultatet pozitive.” Këto deklarata dëshmojnë angazhimin e tij dhe të ekipit për të vazhduar me këtë formë dhe për të arritur suksesin në këtë garë prestigjioze.
Me këtë formë të fortë mbrojtjeje, Atalanta shpreson të vazhdojë të jetë një ekip i fortë në Champions League këtë sezon./UBTNews/