Berat Gjimshiti është gati për të luajtur në supersfidën ndaj Juventusit, pavarësisht se ka pësuar një dëmtim serioz në ndeshjen e fundjavës kundër Udinezes. Mbrojtësi shqiptar u detyrua të largohej nga fusha e lojës që në minutat e para pas një përplasjeje kokë më kokë, ku ka marrë një të çarë në vetull. Pas mjekimit, atij iu deshën 10 qepje për të mbyllur plagën.
Edhe pse ka pasur dyshime për mundësinë e tij për të luajtur, Gjimshiti është përfshirë në grumbullimin e trajnerit Gasperini për ndeshjen kundër Juventusit. Tashmë mbetet të shihet nëse do të nisë ndeshjen nga minuta e parë apo do të jetë në pankinë. Pavarësisht dëmtimit, Gjimshiti ka vendosur të mos mungojë dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij në këtë sfidë të rëndësishme./UBTNews/