Skuadra e Gjilanit i ka dhënë dje fund aventurës në këtë edicion të garave evropiane pas është eliminuar nga skuadta lituaneze, Liepaja, pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Pasi fitoi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadanit është mposhtur si mysafire me rezultat 3-1.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 49’ me golin e Karasauskas, por Gjilani barazoi pas vetëm dy minutave me golin e Krasniqit.
Por, Liepaja riktheu sërish epërsinë prej një goli në minutën e 64’ dhe realizues ishte Belakovic, kurse për 3-1 dhe kualifikimin e Liepajës në raundin tjetër të kësaj gare, realizoi Dodo në minutën e 88’ nga penalltia.