SC Gjilani ka arritur marrëveshje me Besar Musollin. Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se mesfushori 31-vjeçar do ta bartë fanellën e skuadrës kuq e bardhë të Gjilanit.
“Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Ekipi nga Gjilani i ka uruar mirëseardhje atij në këtë skuadër./UBTNews